Kandidati për asamblist në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Hasan Sagdan shprehet krenar për shoqërinë e tij të vjetër, teksa ka publikuar një fotografi bashkë me ta.
Ai thotë se këta njerëz janë dëshmia se shoqëria e vërtetë nuk blihet, nuk shitet dhe nuk shuhet.
“Sonte ndjeva edhe një herë se sa me fat jam që kam pranë shoqërinë time të moqme. Me ta nuk ka rëndësi sa vite kanë kaluar apo sa rrugë kemi bërë secili veç e veç — gjithmonë kur takohemi është sikur koha ndalet dhe gjithçka fillon aty ku e kemi lënë. Këta njerëz janë dëshmia se shoqëria e vërtetë nuk blihet, nuk shitet dhe nuk shuhet. Janë kujtimet tona të fëmijërisë, momentet tona të bukura, sfidat që kemi kaluar bashkë, dhe e qeshura që kurrë nuk mungon”.
Ai flet edhe për përkrahjen e motivimin që po i japin.
“Jam krenar që kam shokë/shoqe që më bëjnë të ndjehem gjithmonë vetvetja, që më përkrahin, më motivojnë dhe më kujtojnë sa e rëndësishme është të kesh pranë njerëz që të njohin që nga fillimi i rrugës. Shoqëria e moqëm është pasuri që nuk plaket kurrë. Dhe sonte, zemra më u mbush edhe më shumë krenari sepse e di që këta njerëz do të jenë gjithmonë pjesë e jetës sime”.
