Fehmi Kupina nga Lidhja për Prishtinën ka vizituar sot një nga klubet më me emër të kryeqytetit, KF Flamurtari, duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e të rinjve në këtë klub me histori të pasur.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Kupina e cilësoi vizitën si një “kënaqësi të veçantë”, duke theksuar se futbolli mbetet sporti më popullor në Kosovë, gjë që dëshmohet nga numri i madh i të rinjve që punojnë me pasion e vullnet drejt suksesit.
“Me ngjyrat tradicionale shqiptare, Kuq e Zi, KF Flamurtari vazhdon t’i jap Kosovës dhe arenës ndërkombëtare futbollistë cilësorë”, shkruan ai.
Kupina u shoqërua nga bashkëpartiakët e tij, Dukagjini dhe Arbeni, me të cilët theksoi përkushtimin e Lidhjes së Prishtinës për ta bërë investimin në futboll një prioritet të lartë.
Ai u shpreh veçanërisht i impresionuar nga motivimi dhe përkushtimi i djelmoshave të Flamurtarit, të cilët po punojnë pa u ndalur për të arritur majat e futbollit ndërkombëtar.
