Të fundit

Kupina: Lidhja e Prishtinës e ka prioritet mbështetjen e grave në biznes

Fehmi Kupina ka thënë se Lidhja e Prishtinës ka prioritet në programin e tyre mbështetjen e grave në biznes.

Kupina të enjten vizitoi biznesin e suksesshëm ‘Hyla’, i cili biznes udhëhiqet nga Hyla Hakaj Pllana.

Ai tha se këto lloj biznese duhet të bëhen inspirim për të gjithë.

“Shembuj të biznesit të sukseshëm siç është Hyla janë tejet inspirues për shoqërinë. Hyla Hakaj Pllana e ndërtoi këtë biznes duke kombinuar traditën tonë unike me metodat moderne të shitjes, duke u bërë inspirim për të gjithë ne. Lidhja e Prishtinës e ka prioritet programor mbështetjen e grave në rrugëtime të tilla siç është rasti i Hylës. E falënderoj tej mase Hylën për mikpritjen e bërë mua dhe bashkëpunëtores sime Fortesa Rexha Beha”, thuhet në postimin e tij në Facebook.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci