Kryetari aktual i Komunës së Gjilanit, Florian Dushi, ka premtuar përkrahje të fuqishme për bizneset e kësaj komune edhe gjatë mandatit të ardhshëm.
Hyseni të enjten ka vizituar njërën prej kompanive më të mëdha në Kosovë, Jaffa Plus.
Gjatë kësaj vizite, Hyseni ka premtuar se do të vazhdojë t’i përkrah bizneset e kësaj komune edhe gjatë mandatit të ardhshëm.
“Takimet e sotme i vazhdova te kompania Jaffa Plus, një nga brendet më të mëdha dhe më të suksesshme në vendin tonë. Bashkë me kandidatët për Asamble Ali Arifi, Fadil Ademi dhe Astrit Sherifi pamë nga afër përkushtimin dhe seriozitetin me të cilin kjo kompani zhvillon punën e saj, duke u bërë shembull i sipërmarrjes vendore. Gjilani ka fatin të jetë vend i shumë bizneseve që jo vetëm krijojnë vende pune, por edhe e ngrisin emrin e qytetit tonë përtej kufijve. Do të vazhdojmë t’i përkrahim fuqishëm bizneset tona edhe gjatë mandatit të ardhshëm”, thuhet në postimin e tij në Facebook.
