Florian Dushi i LDK-së është tallur me Hajrulla Çekun pas refuzimit të tij që të marrë pjesë në debatin me kandidatët për Prishtinën më 6 tetor në Rubikon të Klan Kosovës.
VV-ja ka konfirmuar se Çeku nuk do të marrë pjesë në debatin që ishte paralajmëruar në Klan Kosovë.
Dushi e ka sfiduar Përparim Ramën në debat në formë tallje për Çekun.
“Perparim Rama a dalim na dy në debat të hanën se ai tjetri iki, në tren për Perzeren”, ka shkruar Dushi.
