Të fundit

Abdixhiku: Kampioni i pathyeshëm i Vitisë, Haliti edhe katër për herë të katërt

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka cilësuar si kampion të pathyeshëm të Vitisë, Sokol Halitin që synon mandatin e tij të katërt si kryetar i Vitisë.

Në një tubim të madh, Abdixhiku ka thënë se ishte manifestim i qartë i besimit që Vitia ka për LDK-në.

“Sokol Haliti edhe 4, për të 4-tën! Kampioni i pathyeshëm i Vitisë, 4×4, këtë herë edhe më fuqishëm, që në raundin e parë”, ka thënë Abdixhiku.

“Sonte, në Viti, në mesin e entuziazmit të zjarrtë dhe mbështetjes së flaktë të qytetarëve, prezantuam Sokolin tonë si kandidat dhe listën prej 30 kandidatëve për Asamblenë Komunale”, ka thënë ai.

“Ky ishte manifestim i qartë i besimit që Vitia ka për LDK-në, për vizionin tonë, për zhvillimin dhe për të ardhmen. Sokoli dhe ekipi i tij janë garancia e vazhdimësisë, e punëve të mira të bëra deri më tani dhe e projekteve të mëdha që e presin Vitinë nesër”, ka theksuar ai.

“Me këtë frymë të madhe uniteti e energjie, fitorja është e pashmangshme. Vitia po flet qartë: për Sokolin, për LDK-në, për të ardhmen”.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci