Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti po vazhdon takimet me qytetarët. Të enjten ka takuar banorët e Gumnasellës për ta ndarë me ta programin për Lipjanin.
“Tubime si ky tregojnë qartë se qytetarët besojnë në programin tonë, i cili nuk është thjesht një listë premtimesh, por një plan i qartë që fokusohet në zhvillim, bujqësi, arsimin dhe shëndetësinë”, shkroi ai.
“Përtej fjalëve, me punë, për Lipjanin”, përfundon Ahmeti.
