Kryetar i komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu ka prezantuar projektin e ndërtimit të sheshit kryesor “Edmond Hoxha”.
Ai premtoi se pas marrjes së mandatit të ardhshëm, do të nis puna për projektin madhor, vlera e të cilit arrin në pesë milionë.
“Një nga projektet e para dhe kryesore që do të realizojmë është ndërtimi i sheshit “Edmond Hoxha” në qendër të Junikut me vlerë të investimit rreth 5 milion euro. Projektin e detajuar e kemi të gatshëm dhe tanimë kemi siguruar edhe mjetet e nevojshme financiare për të realizuar këtë project”, njoftoi Shehu.
