Jeton Mehmeti, kandidat për Asamblenë Komunale të Prishtinës, ka premtuar legalizimin e pronave në kryeqytet.
Mehmeti është zotuar se angazhimi i tij i parë do të jetë finalizimi i procesit të legalizimit të pronave.
“Legalizimi i pronave, angazhim i parë për qytetarët. Komuna duhet të sigurojë që pronat e qytetarëve të jenë të vlerësuara, të regjistruara dhe të hipotekuara, duke garantuar një sistem transparent dhe funksional të administrimit të pasurisë. Kjo nënkupton që lejet e ndërtimit të jepen sipas standardeve, punimet të kryhen në përputhje me normat teknike dhe projektet të realizohen sipas planeve dinamike të paracaktuara”, ka thënë Mehmeti.
Ai ka shtuar se përmes procesit të legalizimit qytetarët do të kenë siguri juridike dhe funksionale mbi pronën e tyre.
“Njëkohësisht, është e domosdoshme të përshpejtohet procesi i legalizimit dhe i pranimeve teknike, në mënyrë që qytetarët të kenë siguri juridike dhe funksionale mbi pronën e tyre. Rritja e vlerës së pronës përmes legalizimeve te ndertimit dhe pranimeve tekinike te objekteve te ndertuara. Kjo do të mbeshështetet me prioritet, që të lirohet nga mbyllja kapitali i pashfrytezuar ekonomik”, thuhet në postimin e tij.
Mehmeti është pjesë e listës Guxo dhe mban numrin 2 në listë.
