Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka zhvilluar një takim me familjen Mazhiqi, ku morën pjesë edhe shumë qytetarë, veteranë të UÇK-së dhe veteranë të arsimit.
Idrizi tha se organizime të tilla janë shtysa më e madhe për të vazhduar punën edhe më fuqishëm drejt fitores në zgjedhjet e 12 tetorit.
“Organizimet si ky sonte, e nderimi që na bënë familja Mazhiqi, janë shtysa jonë më e madhe që të vazhdojmë të punojmë edhe më fuqishëm për fitoren tonë me 12 tetor. Me këtë familje të respektuar në Vushtrri, me shumë qytetarë, veteranë të UÇK-së dhe veteranë të arsimit, folëm për mandatin tonë të ri, mandatin e punëve të mëdha. Nuk ka mënyrë më të mirë se kjo për të përfunduar një ditë me shumë vizita e takime. Faleminderit nga zemra për secilën fjalë, e përkrahjen e madhe!”, shkroi ai.
