Sot, me fillim nga ora 17:00, Partia Demokratike e Kosovës do ta mbajë tubimin e saj qendror në qytetin e Gjilanit.
Kandidati i kësaj partie për kryetar të Komunës, Riad Rashiti i ka bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje.
Tubimi do të mbahet në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”!.
“Sot në ora 17:00, bashkohuni në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”! Kryetari i PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, fton çdo qytetar të jetë pjesë e ‘Rrugës së Fitores’.
Ejani të bashkojmë energjitë tona për një Gjilan më të fortë, më zhvilluar dhe plot mundësi për të gjithë!”, thuhet në njoftimin e Rashitit.
