Kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu ka bërë thirrje për mërgatën që të dalin dhe të votojnë.
Ai ka thënë se kështu mund të vendoset se kush do të qeverisë me Junikun.
Postimi i tij:
E dashur mërgatë e Junikut,
Sipas informacioneve që kemi mbledhur nga terreni, deri më tani nga 1407 votues të regjistruar nga mërgata kanë votuar rreth 700 prej tyre për Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Mërgata është gjysma e zemrës së Junikut prandaj vota juaj është e domoshme për të vendosur mbi fatin e Junikut në 4 vitet e ardhshme.
Lusim të gjithë mërgimtarët që ende nuk kanë votuar të shfrytëzojnë votën e tyre. Vëtëm në këtë mënyrë ju mund të konfirmoni fitoren tonë më 12 tetor pa balotazh.
Ndërsa të gjithë mërgimtarët që nuk kanë arritur që të regjistrohen si votues me postë, i ftojmë që më 12 tetor të vijnë në Junik dhe të japin votën e tyre.
Si gjithmonë, kontributi juaj për Junikun është thelbësor. Prandaj edhe këtë herë Juniku ka nevojë për juve, ndoshta më shumë se kurr më parë.
Vazhdojm +4 pa balotazh.
