Të fundit

Mrika Krasniqi – Shala kandidate për asamblenë në Gjilan: “Zëri im në Kuvendin Komunal do të jetë zëri i fëmijëve me nevoja të veçanta”

Kandidatja për Kuvendin Komunal të Gjilanit nga Partia Demokratike e Kosovës, Mrika Krasniqi Shala, ka theksuar se një nga angazhimet e saj me prioritet është mbështetja për fëmijët me nevoja të veçanta dhe familjet e tyre.

Ajo thekson se këta fëmijë nuk kanë nevojë për mëshirë, por për dashuri, përkrahje dhe mundësi të barabarta.

“Komuna e Gjilanit duhet të ndërtojë politika konkrete që i japin fund izolimit të tyre dhe familjeve të tyre,” tha Krasniqi Shala.

Ajo propozon hapa konkretë:

  • investime në qendra dhe shërbime profesionale për zhvillim dhe rehabilitim;
  • mbështetje financiare dhe psikologjike për prindërit;
  • përfshirje të plotë në arsim dhe aktivitete kulturore e sportive;
  • trajnime për kuadrot profesionale që punojnë me fëmijët me nevoja të veçanta.

“Një shoqëri e drejtë matet me kujdesin që i kushton më të ndjeshmëve. Unë jam e vendosur që ky vizion të bëhet realitet. Së bashku mund të ndërtojmë një Gjilan më të drejtë, më të barabartë dhe më njerëzor,” u shpreh Krasniqi Shala.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci