Të fundit

Pse është komod Alban Hyseni në garën kundër Arbër Ismajlit?

Kryetari aktual i Gjilanit, Alban Hyseni ka diskutuar në VV Show edhe për kundërkandidatët e tij.

Specifikisht është pyetur për qasjen e tij karshi Arbër Ismajlit, kandidatit të LDK-së për Gjilanin.

“Gabimi që munden me e bo ata që janë në pushtet është me i injoru kundër kandidatët. Kandidati i LDK-së tash ka përvojë të gjatë në nivelin lokal, ka qenë shef kabineti e mandej edhe nënkryetar i Komunës. Nuk është që është i painformuar dhe i paditur për proceset se si funksionon komuna, por edhe të ishte i tillë nuk do të kisha pas dëshirë e vullnet me qenë në pozicionin ku tregohem arrogant ose i injoroj”, ka thënë Hyseni.

Ai shtoi se është i gatshëm të debatojë me të gjithë kundërkandidatët e tij, porse beson se gjuha agresive që Ismajli po e përdor ndaj tij, do t’i kushtojë.

“Unë jam shumë i interesuar me debatu me secilin kandidat që është në Gjilan mendoj që kam shumë argumente e shumë punë të cilat i kemi bo që mundemi me i përmend. Ajo që më ka befasu më tepër në raport me kundërkandidatin e LDK-së, është qasja shumë agresive e tij. Në Gjilan nuk e kemi njoftë për agresiv ose gjuhën që po e përdor tash. Për shembull janë plot terme që janë të njëjtë me ish-kryetarin e që i përdor. “Qeverisje me bedel”, është gjuha e njëjtë e komunikimin e që është gabim. Kjo është një gjuhë që mendoj mundet me i kushtu, e besoj që ka me i kushtu. Sa herë që debati është i strukturuar e i menduar mirë, ku ka kohë e mundësi për me folë, jam absolutisht i interesum me debatu, sidomos me kundërkandidatët”, deklaroi në VV Show.

Në fund të diskutimit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Gjilanin, Alban Hyesni tha se matjet e nxjerrin fitues pa balotazh në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci