Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferit Idrizi ka qenë në debat me kundërkandidatin e tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Xhafer Tahirin.
Debati u zhvillua në Contex, në ATV, e pati përplasje për korrupsion.
Idrizi e ballafaqoi Tahirin me pasurinë e tij.
“Larg je ti prej Matiqanit, ku e ke nisë shpinë me e ndërtu. Du me ta bë shpinë përhajër, du me ta bë përhajër shpinë 499 metra katror, si dinasti me kanë, e po më flet për korrupsion”, tregoi në studio Idrizi.
“Kqyr, kqyr, pos dinasti me kanë, 499 metra katror në Matiqan, ku i ke marrë? Ku i ka marrë paret, kush e heton këtë punë?”, pyeti Ferit Idrizi.
