Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka ndarë një mesazh për qytetarët përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka theksuar angazhimin e tij dhe të ekipit për zhvillim të qëndrueshëm dhe progres real në komunë.
“Me energji, ide të qarta dhe përkushtim po ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët me progres real dhe një vizion që na bashkon të gjithëve. Sepse çdo shtyllë e programit bart një qëllim, të vazhdojmë rrugëtimin tonë së bashku, për të ardhmen që duam,” ka shkruar Ferati.
Ai ka shtuar se rrugëtimi për zhvillim dhe unitet do të vazhdojë.
