Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka bërë një premtim të ri në kuadër të fushatës së tij, duke vendosur në qendër të vëmendjes mbështetjen për nënat vetëushqyese.
Ferati ka njoftuar se, nëse zgjidhet kryetar, do të implementojë një program subvencionimi në vlerë prej 500 eurosh për çdo nënë vetëushqyese.
“Subvencion prej 500€ për nënat vetëushqyese, përkrahje sociale dhe barazi për të gjithë. Rrugëtimi ynë vazhdon me përkujdesje!”, ka shkruar Ferati.
