Xhafer Gashi po ia mësyn mandatit të katërt në krye të Obiliqit.
Në lidhje me këtë komunë, në emisionin “DPT te Fidani”, ai tregoi për angazhimet dhe projektet që ka realizuar gjatë tri mandateve të kaluara.
Po ashtu, Gashi diskutoi edhe rreth gjendjes së keqe në të cilën e kishte gjetur qytetin kur kishte ardhur në krye të kësaj komune gjatë vitit 2013.
“Që nga viti 2013-të kur e kam marrë mandatin e parë, Obiliqi realisht e ka pasur një gjendje shumë të keqe mund të them lirshëm, në kuptimin e infrastrukturës. Ka qenë shumë herët e ndërtuar. Edhe Shtëpia e Kulturës, edhe Biblioteka, të cilat kanë qenë të them lirshëm hapësira më të mira për regjisorin e Hitchcockut”, deklaroi Gashi në Klan Kosova.
