Të fundit

Herolind Kozhani synon edhe një mandat si asamblist në Lipjan, me ide të qarta për shëndetësinë

Herolind Kozhani ka rikandiduar për postin e asamblistit me Partinë Demokratike të Kosovës në Lipjan.

Kozhani njihet si brez i ri i politikës lokale dhe vjen me përvojë të madhe në fushën e shëndetësisë.

Herolind Kozhani më shumë se 10 vjet ka punuar si infermier në shërbimin e urgjencës në Lipjan.

Ndërkaq ka përgatitje akademike në Fakultetin e Mjekësisë për Fizioterapi.

“Si asambleist në Kuvendin Komunal të Lipjanit, ka dëshmuar se të qenurit i ri nuk është pengesë, por përparësi ai sjell energji të reja, ide të qarta dhe guxim për të përfaqësuar qytetarët me dinjitet”, ka Shukri Buja për Kozhanin.

“PDK mbetet forca që e ka dëshmuar në çdo kohë lidhjen e ngushtë me komunitetin, me njerëzit, me hallet si dhe nevojat e tyre. Kandidatë si Herolindi janë dëshmi e kësaj lidhjeje të ndershme, që buron nga terreni dhe i kthehet qytetarëve në shërbim konkret”, ka thënë Buja, kandidat i PDK-së për kryetar të Lipjanit.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci