Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka zhvilluar një takim me mjekët dhe stomatologët e rinj ferizajas, me të cilët, siç ka thënë ai, ka ndarë një kafe dhe bashkëbisedim të këndshëm.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Aliu ka theksuar rëndësinë e brezit të ri të profesionistëve shëndetësorë, duke i cilësuar ata si “brezi i ri i mantelbardhëve, profesionistë të përkushtuar në shërbim të qytetarëve”.
