Kryetari i komunës së Ferizajit, Agim Aliu, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes Koshare, të cilin e ka cilësuar si një “moment krenarie dhe mbështetjeje të jashtëzakonshme”.
Në fjalën e tij, Aliu tha se bashkë me qytetarët po ndërtojnë vizionin për “Ferizajn e Gjeneratës Tjetër”, duke theksuar se mbështetja e banorëve po rritet në çdo takim.
“Si në familjen time, në Kosharen e lavdisë e krenarisë, me banorët e saj që më 12 tetor flasin me zërin e fitores, me mbështetjen e jashtëzakonshme ndërtojmë bashkë vizionin për Ferizajn e Gjeneratës Tjetër,” ka shkruar Aliu në një postim në rrjetet sociale, duke falënderuar qytetarët për përkrahjen.
