Kandidati për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu ka prezantuar projektet e reja për qytetin.
Pas rrugës për në bjeshkë, Shehu premtoi edhe rrjetin e energjisë elektrike atje.
“Rrugën e bjeshkës e përfunduam. Po ashtu edhe Master-Plani për bjeshkët është përfunduar. Tani me radhë do të investojmë rreth gjysmë milion euro për shtrirjen e rrjetit të energjisë elektrike për në bjeshkë. Në këtë mënyrë po krijohen parakushtet për zhvillimin e turizmit dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi përmes bjeshkëve të Gjeravicës”, tha ai.
Në mandatin e parë të Shehut janë vendosur ndriçimi SMART për herë të parë në Junik. Ndërsa në mandatin e dytë Shehu thotë se do investojë edhe mbi 200,000.00 euro të tjera për të kompletuar ndriçimin SMART në të gjitha lagjet e mbetura të Junikut.
