Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka vazhduar takimet e tij me qytetarë.
Të martën ai ka shpalosur programin e tij për kulturën para komunitetit artistik në Vushtrri.
“Takim i ngrohtë me komunitetin artistik të Vushtrrisë, me artistë, shkrimtarë, piktorë e këngëtarë që i japin shpirt qytetit tonë. Gjatë tri viteve kemi ndarë gati gjysmë milioni euro për zhvillimin e kulturës, duke përkrahur 354 përfitues përmes projekteve kulturore, shkencore dhe botimeve. Kultura është pjesë e identitetit tonë, prandaj përkushtimin për ta mbështetur do ta vazhdojmë edhe në mandatin e ri”, ka thënë Idrizi.
