Të fundit

Departmenti i Gruas në BIK i jep si dhuratë një falënderim për bashkëpunimin 4-vjeçar, asamblistes Majlinda Kurti

Departamenti i Gruas në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës – dega në Mitrovicë, ka ndarë një mirënjohje të veçantë për asamblisten Majlinda Kurti, në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e saj të gjatë dhe përkushtimin e treguar gjatë katër viteve të fundit.

Në tekstin e falënderimit, Departamenti vlerëson zemrën e madhe dhe punën e palodhshme të Kurti-t, si dhe kohën dhe angazhimin e saj në përkrahje të aktiviteteve që synojnë të rrënjosen parimet dhe vlerat e larta të fesë islame.

Ky gjest simbolik u bë për të shprehur mirënjohjen ndaj kontributit të saj në avancimin e rolit të gruas dhe mbështetjen e vazhdueshme në aktivitetet fetare e shoqërore në Mitrovicë.
Ndërkohë, Majlinda Kurti u ka premtuar se bashkëpunimi do të shkojë vetëm duke u forcuar.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci