Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka premtuar se arsimi do të jetë prioritet i tij gjatë mandatit të parë.
Osmani është takuar me mësimdhënësit e kësaj komune të cilëve iu ka premtuar nisjen e procesit të digjitalizimit.
Gjithashtu Osmani ka premtuar edhe ndërtimin e 3 shkollave e 3 çerdheve të reja në qytet si dhe 3 çerdhe në fshatra.
“Së bashku me mësimdhënësit, prindërit dhe gjithë qytetarët, do të punojmë me përkushtim për të garantuar një arsim edhe më cilësor në shkollat tona. Procesi i digjitalizimit është i pashmangshëm dhe do të jetë një nga prioritetet tona kryesore në mandatin e ardhshëm. Në këtë kuadër, do të ndërtojmë 3 shkolla të reja dhe 3 çerdhe të reja në qytet, si edhe 3 çerdhe të tjera në fshatra, për të përmbushur nevojat në rritje të qytetarëve tanë. Një vëmendje të veçantë do t’i kushtojmë fëmijëve me nevoja të veçanta, duke ofruar kushte më të mira për përfshirje, zhvillim dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë”, thuhet në postimin e tij në Facebook.
