Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri ka vizituar katër familje në katër fshatra të ndryshëm të Mitrovicës.
“Mikpritje, biseda të sinqerta dhe shumë të vërteta. Dje i vizitova familjet Prekazi në Vaganicë, Seferi në Koshtovë, Istrefi në Bair dhe Fejza në Zabërxhë”, ka thënë Tahiri.
“Unë nuk dua të udhëheq nga zyra, por përkrah qytetarëve. Do të jem aty ku është qytetari, në çdo lagje, në çdo shtëpi dhe në çdo fshat të Mitrovicës”, ka thënë ai.
