Të fundit

Pestova në përkrahje të Ferit Idrizit pa dallim partie

Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka mbajtur një takim me dhjetëra banorë të Pestovës.

Ai ka marrë përkrahje pa dallim partie.

“Si gjithmonë kënaqësi takimi me banorët e Pestovës, të cilët i falënderoj nga zemra për pritjen e ngrohtë dhe për mbështetjen e vazhdueshme”, ka thënë Idrizi.

“Bashkë me partnerët e koalicionit, kryetarin e AAK në Vushtrri, Mensut Ademi, dhe drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim, Maliq Ferizi, takuam njerëzit punëtorë dhe të përkushtuar të komunës sonë”, ka thënë ai.

Bashkë kanë biseduar për projektet që ka realizuar.

“Diskutuam për prioritetet që kemi realizuar gjatë këtij mandati dhe për planet e ardhshme për zhvillimin e komunës. Përkrahja e qytetarëve po vazhdon të jetë e madhe, pa dallim partie”, ka thënë ai.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci