Të fundit

Kobra dënohet me 24 vjet burg për vrasjen në lokalin “Kobra City”

Dibran Hoxha i njohur si “Kobra” është dënuar me 24 vjet burg për vrasjen e rëndë në lokalin “Kobra City”.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Dibran Hoxhajt i njohur si “Koba” dhe katër të akuzuarve: Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli, për vrasjen e shtetasit të Shqipërisë në lokalin “Kobra City” më 3 janar 2023.

Hoxhaj u dënua me dënim unik prej 24 vjet burgim unik, Roland Susuri u dënua me dënim unik prej 7 vjet burgim, Jesmir Badallaj u dënua me dënim unik prej 2 vjet burgim, Arben Vezaj dhe Burim Mazreku u dënuan me nga 1 vit burgim.

Në këtë rast, Dibran Hoxhaj i njohur si “Koba” dhe katër të akuzuarit Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli, akuzohen për rastin e vrasjes së V.C., më 3 janar 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren.

Aktgjykimi u shpall të enjten nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Kujtim Krasniqi.

Sipas aktgjykimit, Dibran Hoxhaj për vrasje të rëndë u dënua me 23 vjet burgim, për armëmbajtje pa leje me 2 vjet burgim. Ndaj tij, u shqiptua dënim unik me 24 vjet burgim, në të cilin i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Roland Susuri për manipulim me prova u dënua me 4 vjet e gjysmë burgim, për pjesëmarrje në rrahje me 1 vit e gjysmë burgim, dhe për armëmbajtje pa leje me 1 vit e gjysmë burgim. Ndaj tij, gjykata shpalli dënim unik me 7 vjet burgim.

Arben Vezaj për pjesëmarrje në rrahje u dënua me 1 vit burgim, në të cilin i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Kurse Burim Mazreku për manipulim me prova u dënua me 1 vit burgim, në të cilin i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

I akuzuari Jesmir Badallaj për pjesëmarrje në rrahje u dënua me 1 vit e 6 muaj, kurse për armëmbajtje pa leje u dënua me 10 muaj burgim. Ndaj tij, u shqiptua dënim unik me 2 vjet burgim, ku i llogaritet edhe koha e kalaur në paraburgim.

 

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci