Të fundit

Publikohen pamje të tërheqjes ushtarake izraelite nga pjesë të Gazës

Ushtria izraelite (IDF) ka publikuar pamje të tërheqjes nga Rripi i Gazës sipas marrëveshjes për t’i dhënë fund luftës në Gaza që hyri në fuqi pasi u miratua nga një mbledhje e kabinetit të udhëhequr nga Benjamin Netanyahu.

Një video e publikuar sot tregon një konvoj të madh automjetesh të blinduara që largohen nga pozicionet e tyre të mëparshme.

Mekanizmi i Mbrojtjes Civile në Gaza këtë mëngjes u bëri thirrje banorëve të mos i afrohen zonave ku janë të stacionuara forcat izraelite në Rrip.

Gjithashtu u jep udhëzime njerëzve që të mos i afrohen kufijve të enklavës derisa të njoftohet zyrtarisht tërheqja e IDF-së.

“Shkelja e këtij paralajmërimi vë jetën tuaj në rrezik”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, ushtria izraelite njoftoi se një ushtar u vra në një sulm snajperi të Hamasit në qytetin e Gazës të enjten pasdite.

Sulmi me snajper erdhi pasi negociatorët izraelitë dhe të Hamasit nënshkruan një marrëveshje në Egjipt për të liruar të gjithë pengjet e mbajtura nga grupi në Gaza.

Armëpushimi si pjesë e marrëveshjes nuk kishte hyrë ende në fuqi kur u krye sulmi.

 

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci