Të fundit

Paralajmërimi i Nait Hasanit kur pyetet nëse PDK e voton kandidatin e Listës Serbe

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, pret që të paktën deri të hënën të konstituohet Kuvendi.

Ndërsa në pyetjen nëse PDK do të votojë kandidatin për nënkryetarin nga radhët e Listës Serbe, ai dha një paralajmërim.

“Është një vendim i Gjykatës që ka dalë për afatet kohore, për 12 ditë. Sot do të kemi një mbledhje të grupit, sigurisht do të dalim me një qëndrim. E shoh si jo të drejtë daljen e gjykimit dy ditë para zgjedhjeve, që do t’i vë të gjitha partitë politike nën presion. Besoj që me një marrëveshje do t’ia dalim, nëse jo të hënën, të martën po”, tha ai.

I pyetur nëse do ta votojë ndonjë kandidat nga Lista Serbe, ai tha se “ata që e duan shtetin e Kosovës, e mbrojnë shtetin e Kosovës, kanë luftuar për shtetin e Kosovës, duhet ta votojnë dhe duhet ta ndërtojnë shtetin”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci