Deputetët e Listës Serbe kanë dështuar të marrin votat e mjaftueshme për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.
Igor Simiq kishte propozuar tetë deputetët e Listës Serbe, por asnjëri nga ta nuk mori votat e mjaftueshme.
Në fund, Simiq u propozua nga miku i tij i partisë, Slavko Simiq, por edhe ai dështoi të marrë 61 vota.
Për deputetët e Listës Serbe ishin vetëm 9 vota ‘pro’.
Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese pas dështimit të votimit të propozimeve nga kandidatët e Listës Serbe duhet të përdoren mekanizmat debllokues, siç është zgjedhje e kandidatëve me short.
