Të fundit

Policia gjuan me armë me qëllim që ta ndalë një të dyshuar, por pa sukses

Një polic është detyruar të përdorë armën e tij të zjarrit me qëllim për ta ndaluar një person të dyshuar, megjithatë gjuajtja e tij ishte e pasuksesshme.

Njësitet policore ishin në kërkim të një personi të kërkuar (L.K), dhe kanë urdhëruar ndaljen e tij por i njëjti ka refuzuar urdhrat e policisë.

Me qëllim të ndalimit të të dyshuarit, njëri nga zyrtarët policor ka shtënë me armë zjarri por nuk ka arritur ta ndalë të dyshuarin, ka njoftuar Policia e Kosovës.

“Sot, rreth orës 12:00, në rrugën “Fahri Fazliu”, zyrtarët e Njësisë për Realizimin e Urdhëresave kanë tentuar të ndalojnë personin e kërkuar L.K. (1996) derisa ishte në një veturë në rrugën e sipërshënuar. I dyshuari ka refuzuar urdhrat policorë dhe ka arritur të largohet duke rrezikuar zyrtarët, njëri nga të cilët në përpjekje për ta ndaluar të dyshuarin ka përdorë edhe armën zyrtare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë ikjes nga policia, i dyshuari ka shkaktuar edhe një aksident trafiku, si pasojë e të cilit janë shkaktuar dëme materiale.

E gjithë ngjarja ka ndodhur mesditën e së premtes në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci