Të fundit

Situatë e pazakontë, askush nuk e priste këtë para ndeshjes midis Serbisë dhe Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare luan të gjitha shanset e saj për kualifikim në Botëror sonte në mbrëmje në një duel vendimtar kundër Serbisë në Leskovc.

Ndeshja e parë mes dy kombëtareve në Tiranë përfundoi në barazim pa gola, por një triumf në Leskovc sonte e ofron Shqipërinë një hap larg play-offit të kualifikimit për Kupën e Botës.

Ndryshe nga të enjten, kur probabiliteti për humbjen e kombëtares shqiptare kuotohej me koeficient 1.6 nga kompanitë e basteve, në ditën e ndeshjes ky koeficient për fitoren e Serbisë është rritur në mbi 1.8.

Ndonëse Serbia konsiderohet ende favorite nga ekspertët e kompanive të basteve, shanset e saj për triumf janë minimizuar dukshëm.

Shanset për fitoren e Shqipërisë tani kuotohen me koeficient 5.20, derisa disa ditë më parë ishin 6.30.

Një situatë e pazakontë, por e cila jep shenja të mira për shanset e Shqipërisë në duelin e zjarrtë ndaj Serbisë.

Ndeshja fillon në ora 20 e 45 minuta.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci