Të fundit

EXIT POLL i T7: Katër komuna pa balotazh, këto janë rezultatet

Katër komuna do të shkojnë pa balotazh në rundin e parë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, tregojnë rezultatet e një EXIT POLL-i të publikuar nga T7.

Prishtina do të shkojë në balotazh, sipas këtij sondazhi. Atje do të përballen Përparim Rama i LDK-së dhe Hajrulla Çeku i Vetëvendosjes.

Sipas EXIT POLL-it, Rama ka marrë 37.7 për qind të votave; Çeku 30.0 për qind.

Në Prishtinë, i treti është renditur Uran Ismaili i PDK-së me 26.3 për qind. Bekë Berisha i AAK-së është i treti me 3.9 për qind dhe Besa Shahini e PSD-së e katërta me 1.5 për qind.

Mitrovicën e Jugut e ka fituar pa balotazh Arian Tahiri i PDK-së me 58.35 për qind, sipas EXIT POLL-it.

Pa balotazh shkojnë edhe tri komuna të tjera: Ferizaj, Istogu dhe Lipjani.

Agim Aliu i PDK-së e fiton Ferizajn me mbi 60 për qind të votave, sipas matjeve të T7. Istogun e ka fituar që në rundin e parë Ilir Ferati i LDK-së, ndërsa Lipjanin Imri Ahmeti. Ky i fundit ka fituar 52 për qind të votave, tregon sondazhi.

Në Suharekë, matjet e vendosin Bali Muharremajn e AAK në vend të parë me 44.5 për qind, i ndjekur nga Ardian Shala i LDK-së me 30.6 për qind.

Në Drenas, 48.6 për qind, Ramiz Lladrovci, ndaj 45.3 për qind të Petrit Hajdarit të PDK-së. Edhe kjo komunë shkon në balotazh.

Edhe Podujeva shkon në balotazh. Shpejtim Bulliqi i LVV-së me 47.7 për qind dhe Ekrem Hyseni i LDK-së me 38 për qind.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci