Të fundit

Protesta e së premtes në Tiranë, Hamza: Të bashkohemi në përkrahje të ish-udhëheqësve të UÇK-së

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën gjithëkombëtare që do të zhvillohet të premten në Tiranë kundër Gjykatës Speciale. Tubimi do të mbahet në sheshin “Skënderbej”, duke filluar nga ora 17:00.

Hamza u bëri apel qytetarëve të marrin pjesë masivisht në këtë protestë, “në përkrahje të ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe themeluesve të Republikës së Kosovës, që po mbahen padrejtësisht në Hagë.”

“Të premten, në orën 17:00, të gjithë në Tiranë! 👍🏻

Le të bashkohemi në protestën gjithëkombëtare në përkrahje të ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe themeluesve të Republikës së Kosovës, që po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Nuk mund të heshtim kur po ndryshohet historia jonë! 🇽🇰🇦🇱”

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci