Të fundit

Kush mori më shumë e kush më pak vota në Istog?

Të mërkurën ka përfunduar numërimi edhe në komunën e Istogut.

Bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, konfirmohet fitorja pa balotazh e Ilir Feratit të Lidhjes Demokratike të Kosovës me 58.57%.

Në garën e subjekteve politike për Kuvendin Komunal prin LDK-ja me 50.13%, pasohet nga PDK-ja me 21.88%. E treta renditet LVV-ja me 10.87%, që pasohet nga AAK-ja me 8.66%.

Në garën e kandidatëve prin Ilir Ferati që ishte edhe bartës i listës së LDK-së në këtë komunë. Ai për asamble mori 8,847 vota. Pas tij renditet Ali Nimanaj i PDK-së me 3,862 vota. I treti është Astrit Bujupaj i LVV-së me 1,918 vota e i katërti është Ukë Blakaj i AAK-së me 1,528 vota.

Asnjë votë nuk e morën dy kandidatët e AAK-së, Sali Jahaj dhe Shemsedin Balaj. Dy vota mori Imer Mehmetaj, po ashtu i AAK-së.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci