Të fundit

Universum College mirëpret përfaqësuesin e lartë të Arizona State University (ASU), universitetit Nr.1 për inovacion në SHBA

UNI-Universum International College mirëpriti sot për vizitë zyrtare z. Chris (Christopher) JohnsonSenior Director and Head of Global Partnership Development në Arizona State University (ASU) – universiteti Nr.1 për inovacion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë takimit me drejtuesit e Universum College, u diskutua për zhvillimin e projekteve ndërkombëtareinovacionin në arsim, dhe mundësitë që partneriteti UNI–ASU sjell për studentët në Kosovë.

Pas takimit, z. Johnson vizitoi kampuset moderne dhe laboratorët e Universum College, ku u njoh nga afër me infrastrukturën bashkëkohore dhe programet akademike të orientuara drejt tregut global të punës.

Me mbi 20 vite përvojë në arsimin ndërkombëtar, z. Johnson është një lider vizionar dhe strateg global, i njohur për ndërtimin e partneriteteve që transformojnë arsimin në mbarë botën. 

Ky bashkëpunim i vazhdueshëm mes Universum College dhe Arizona State University shënon një tjetër hap përpara në përpjekjet për ndërkombëtarizimin e arsimit në Kosovë, duke i ofruar studentëve qasje në programe, përvoja dhe mundësi globale.

 Apliko tani: universum-ks.org/kerko-info
Email: aplikimet@universum-ks.org
Viber & WhatsApp: +383 44 144 062

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci