Të fundit

Ç’dihet për Eurovision 2022: Nga vendet pjesëmarrëse deri te prezantuesit e mundshëm

Eurovision 2022 do të mbahet në Torino. Së fundmi kemi mësuar edhe datat: dy gjysmëfinalet do të transmetohen më 10 dhe 12 maj, ndërsa më 14 maj do të jetë finalja e madhe.

Prej kohësh po përflitet se çfarë mund të presim nga ngjarja e rëndësishme dhe kush do të jenë prezantuesit. Deri më tani janë spekuluar disa emra, mes tyre Alessandro Cattelan dhe Mika, dy nga protagonistët më të dashur të televizionit dhe muzikës italiane. Ka gjithashtu zëra për praninë e mundshme të Amadeus, i cili ka prezantuar Festivalin e Sanremo-s.

Nga ana tjetër, duket se ka edhe më shumë konfuzion sa u përket prezantueseve. Një nga emrat më të përfolur duket se është ai i Chiara Ferragni, krahas atij të Andrea Delogu. Por është gjithashtu e mundur që Rai të vendosë të mbështetet te dikush më me përvojë, si Milly Carlucci, e cila tashmë është shfaqur shumë e interesuar.

Por cilat do të jenë vendet pjesëmarrëse në Eurovision 2022?

Ditët e fundit, u zbulua lista e vendeve që do të marrin pjesë në Eurovision Song Contest 2022. Më poshtë, lista e 41 vendeve pjesëmarrëse, mes tyre edhe vendi ynë:

Shqipëria (RTSH)

Armenia (AMPTV)

Australia (SBS)

Austria (ORF)

Azerbajxhani (ICTIMAI)

Belgjika (RTBF)

Bullgaria (BNT)

Qipro (CYBC)

Kroacia (HRT)

Danimarka (DR)

Estonia (ERR)

Finlanda (YLE)

Franca (FT)

Gjermania (ARD / NDR)

Gjeorgjia (GPB)

Greqia (ERT)

Irlanda (TEN)

Islanda (RUV)

Izraeli (IPBC / KAN)

Italia (RAI)

Letonia (LTV)

Lituania (LRT)

Maqedonia e Veriut (MKRTV)

Malta (PBS)

Moldavia (TRM)

Mali i Zi (RTCG)

Norvegjia (NRK)

Holanda (AVROTROS)

Polonia (TVP)

Portugalia (RTP)

Mbretëria e Bashkuar (BBC)

Republika Çeke (CT)

Rumania (TVR)

Rusia (RTR)

San Marino (RTV)

Serbia (RTS)

Sllovenia (RTVSLO)

Spanja (TVE)

Suedia (SVT)

Zvicra (SRG SSR)

Ukraina (UA: PBC)

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci