Të fundit

Ish-deputeti Qalaj: PDK do të mbetet në opozitë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, ka deklaruar se qëndrimi i partisë vazhdon të jetë ai i të vepruarit në opozitë.

Qalaj, në një intervistë për Ekonomia Online të mërkurën, u shpreh se nuk kanë ndonjë ndryshim rreth qëndrimeve për çështjen e presidentit.

“Nuk është çështja e të lëshuarit pe, ne jemi deklaruar se do të qëndrojmë në opozitë dhe do të veprojmë si parti opozitare, ky është qëndrim i kryetarit të partisë, ky është qëndrim i kryesisë së partisë dhe mendoj që ky qëndrim duhet të qëndrojë ende”, tha Qalaj.

I pyetur se a do të qëndrojë PDK-ja, në sallë në rast se propozohet për president/e ndonjë emër nga LDK e Aleanca, Qalaj u shpreh se ky vendim merret në organet drejtuese të PDK-së.

“Për këtë qëllim duhet të mirren vendime në organet drejtuese të partisë, ende s’kemi qëndrim të tillë, besoj që me kohë do të njoftohet opinioni”, tha Qalaj.

Duke folur për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve, Qalaj tha se ato janë të panevojshme dhe sipas tij sjellin edhe pasoja.

“Zgjedhjet përveç që janë të panevojshme janë të dëmshme, mirëpo shumë më e dëmshme është qeveria aktuale dhe kryeministri se si po qeveris me vendin”, tha ai.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci