Të fundit

Konfirmohet funksioni udhëheqës i Arben Vitisë në Vetëvendosje

Arben Vitia do të vazhdojë të udhëheqë me Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

Ndonëse ka dhënë dorëheqje nga pozita publike e asamblistit komunal, ish-ministri i Shëndetësisë do të vazhdojë aktivitetin politik brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Ish-ministri i Shëndetësisë është ngarkuar me punë për koordinimin e aktiviteteve të Qendrës së LVV-së deri në organizimin e zgjedhjeve të brendshme të strukturave udhëheqëse të subjektit.

Ai, sipas një vendimi të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, do të ushtrojë pozitën e koordinatorit të qendrës së LVV-së në kryeqytet.

Vetëvendosje njoftoi sot për emërimin e 33 koordinatorëve të rinj nga 43 qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje nëpër komuna.

Arben Vitia, i cili kandidoi për kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet e fundit lokale, refuzoi të hyjë në koalicion paszgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kundër-kandidati i tij, fituesi i zgjedhjeve, Përparim Rama, e ftoi Vitinë të bëhej ftesë e kabinetit të tij qeverisës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci