Të fundit

Seanca kundër referendumit serb – mblidhet LDK-ja

Deputetët e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë mbledhur për të diskutuar rreth seancës së thirrur nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, rreth referendumit serb në Kosovë.

Deputetët pritet që të marrin vendim nëse do të marrin pjesë në seancën e Kurtit, si dhe nëse do ta votojnë rezolutën për referendumin serb në Kosovë.

Seanca e jashtëzakonshme e Kurtit do të mbahet sot në orë 14:00, shkruan Paparaci.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në një konferencë për media tha se kjo parti nuk do të marrë pjesë në seancën e thirrur nga Kurti.

Ndërkohë që nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirru nga kryeministri i vendit.

“Po AAK do të marrë pjesë në këtë seancë të jashtëzakonshme”, deklaroi pasditen e së premtes zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka.

Ndonëse janë deklaruar se nuk do marrin pjesë në seancë, PDK-ja ka mbështetur qëndrimin e krerëve të vendit për mos lejimin e mbajtjes së referendumit serb në Kosovë. Mbështetje kundrejt qëndrimit të krerëve të vendit është dhënë edhe nga ana e AAK-së dhe LDK-së.

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kërkuar nga opozita që të bojkotojë seancën e thirrur nga Kurti. Sipas tij nevojat e Kurtit nuk janë nevoja të Kosovës.

“Nevojat e Kurtit nuk janë edhe nevojat e shtetit të Kosovës. Qëllimet e Qeverisë nuk janë edhe aspiratat e qytetarëve të vendit. Ndërsa, koncensusi politik i shërben vetëm metodave perfide të Kryeministrit. Ai ka nevojë për një opozitë që i rri gatitur”, ka shkruar dje Molliqaj në Facebook.

Dje shtetet e QUINT-it dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje Qeverisë Kurti që t’i lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në referendumin kombëtar të Serbisë.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me këtë praktikë të vendosur”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e përbashkët .

Ndërsa krerët e shtetit të Kosovës e kanë refuzuar këtë kërkesë dhe i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që në raport me Kosovën të aplikohen standarde të njëjta sikurse me çdo shtet tjetër.

“Kushtetuta e Kosovës, ligjet e aplikueshme në Kosovë si dhe e drejta ndërkombëtare dhe praktika ndërkombëtare nuk e njohin të drejtën e një shteti për të realizuar referendum në territorin sovran të një shteti tjetër. Prandaj, praktikat e deritanishme të aplikuara që nga viti 2012, kanë qenë kundërkushtetuese, e si rrjedhojë nuk i obligojnë institucionet e tanishme të Republikës së Kosovës të dala nga vullneti i qartë i qytetarëve i shprehur më 14 shkurt 2021. Aq më tepër kur këto praktika kanë rezultuar vetëm me fuqizimin e strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë”, shkruhet ndër të tjera në komunikatën e tyre.

Krahas deklaratës së përbashkët të Albin Kurtit, Vjosa Osmanit dhe GlaukKonjufcës, deklaratës së shteteve të QUINT-it i ka reaguar edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

“Kjo qeveri nuk do të shkelë kurrë kushtetutën – as me kërkesën e miqve tanë më të ngushtë”, ka shkruar ajo në Twitter.

Se një referendum i tillë nuk duhet të mbahet në Kosovë ka thënë edhe profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, EverHasani. Sipas tij me referendum kushtetues nënkuptohet ushtrimi i sovranitetit shtetëror dhe nacional të një vendi. Dhe kësisoj sipas tij Kosova duhet ta ndalojë që një gjë e tillë të ndodhë.

“Jo nuk duhet të mbahet për shkak se natyra juridike ose fizionomia e këtij referendumi ankorohet në sovranitetin nacional të shtetit serbë. Fjala është për referendum kushtetues. Ky është çdoherë është ushtrim i sovranitetit shtetëror dhe nacional të një vendi. Këtu bëhet djalë për shtrirë të sovranitetit serbë në Kosovë dhe për këtë arsye nuk duhet që të lejohet”, ka thënë Hasani këtë të enjte në T7.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci