Të fundit

92 vjeç e në pushtet prej 1982, Paul Biya rizgjidhet për të 8-in mandat në Kamerun

Presidenti 92-vjeçar i Kamerunit, Paul Biya, është shpallur fitues i zgjedhjeve të kontestuara nga Këshilli Kushtetues, duke marrë 53.7% të votave kundrejt 35.2% të sfiduesit kryesor, Issa Tchiroma Bakary.

Ai do të shërbejë për një mandat të 8 radhazi, që do ta mbajë në pushtet deri në vitin 2032. Biya është kreu më i vjetër i shtetit në botë dhe ka qenë në pushtet që nga viti 1982. Kur të përfundojë mandatin tjetër shtatëvjeçar, ai do të jetë pothuajse 100 vjeç.

Zgjedhjet u shoqëruan nga tensionet dhe dhuna, me katër të vrarë. Shumica e dyqaneve dhe shkollave në Yaounde u mbyllën për shkak të frikës nga trazirat. Mbështetësit e opozitës akuzuan partinë në pushtet për manipulim të rezultateve dhe sfiduan ndalimin e protestave. Biya, i cili ka kritika për mungesë aktiviteti gjatë fushatës, premtoi votuesve se “më e mira ende nuk ka ardhur”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci