Të fundit

Krasniqi i AAK-së për dorëheqjen pas koalicionit me VV-në: Dega në Prizren nuk ka pasur nënkryetare femër

Kryetari i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren, Besnik Krasniqi ka reaguar pas raportimeve për dorëheqjen e Suada Hallaqit.

Sipas Krasniqit, AAK-ja në Prizren nuk ka pasur nënkryetare në degën e saj.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Dega në Prizren, sqaron opinionin publik se nuk ka dhe as nuk ka pasur ndonjë nënkryetare femër në strukturat e saj”, ka shkruar ai.

Tutje shton se Hallaqi ka qenë kandidate për Kuvendin Komunal të kësaj komune.

“Personi që ka paska dhënë dorëheqje, ka qenë ish-kandidate për Kuvendin Komunal, të cilën e falënderojmë për angazhimin dhe për 24 votat e fituara në zgjedhjet e fundit. Theksojmë se ajo nuk ka ushtruar asnjëherë funksionin e nënkryetares së degës”, shkruan Krasniqi.

Hallaqi dha dorëheqjen duke thënë se vendimi për koalicion nga ana e kryetarit të degës, Besnik Krasniqit, u bë pa pëlqimin dhe vullnetin e anëtarëve të tjerë të AAK-së në këtë komunë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci