Opinionisti, Ilir Deda është shprehur se qytetarët e Kosovës po jetojnë të sunduar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Sipas tij, Kurti do pushtet absolut dhe është gjenerator i krizës politikë në vend dhe polarizimeve.
“Ne po jetojmë, veç kush do me i mbyllë sytë e me qenë qorr e mos me pa realitetin, ne po jetojmë të sunduar nga një qeveri e papërgjegjshme”, u shpreh Deda për Klan Kosovën.
“Unë kam shpresu që Albini përtej të gjithave, e mëson që kur te sheh që nuk e ka shumicën parlamentare, që duhet me qenë bashkëpunues, duhet me bë kompromis me partitë e tjera në Kosovë, nuk i ka 51 për qind se edhe ashtu nuk e bëri namin me to”, shtoi tutje.
Lidhur me gjuhën që përdori kreu i LVV, Albin Kurti në zgjedhjet e shkurtit, Deda tha se arsyetimet e tij të kota “nuk pinë ujë”.
