Të fundit

Krasniqi: Mitrovica është bashkuar me Arian Tahirin për të ardhmen e saj

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se Mitrovica është e bashkuar për të ardhmen e saj, me kandidatin për kryetar të kësaj komune, Arian Tahirin.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se Tahiri nuk përfaqëson vetëm PDK-në, por të gjithë qytetarët e Mitrovicës, pa dallim.

“Qindra qytetarë, të rinj e të moshuar, nga çdo lagje e çdo pjesë e qytetit, edhe sonte u bashkuan me një zotim të përbashkët: për Mitrovicën që punon, që bashkon dhe që beson. Ariani, me edukatën dhe vlerat e tij, mishëron drejtimin për të cilin ky qytet qëndron”.

“Përfaqëson vazhdimësinë e një Kryetari të mirë, si Bedri Hamza, që besimin e qytetarëve e ka të shenjtë – ndërsa punën e ka valutë. Me 9 nëntor, ftoj të gjithë mitrovicasit që të votojnë për zhvillim, për besim, për Mitrovicën që fiton sërish”, përfundoi i pari i PDK-së.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci