Të fundit

Qeveria e dështimit në investime kapitale

Kryeministri në detyrë Albin Kurti para pak ditësh deklaroi se nuk do t’i ndajë mjete buxhetore për kryetarët e Komunave që, siç tha ai, “nuk dinë të punojnë” ose “vjedhin”, deklaratë kjo që u përcoll me reagime të ndryshme nga opozita dhe ekspertët e ekonomisë.

Kjo deklaratë e Kurtit njëherit është në shpërputhje të plotë me realizimin e investimeve kapitale të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës për periudhën janar-shtator 2025.

Sipas raportit nëntë mujor financiar (Buxheti i Republikës së Kosovës) të përgatitur nga Ministria e Financave, Zyra e kryeministrit të Kosovës që udhëhiqet nga Albin Kurti ka shpenzuar vetëm 2% të buxhetit të planifikuar për investime kapitale përgjatë periudhës nëntë mujore të këtij viti.

Nivel të dobët të realizimit të investimeve kapitale përgjatë kësaj periudhë nëntë mujore kanë edhe disa ministra në detyrë të Qeverisë së Kosovës si:

Ministria e Bujqësisë që drejtohet nga Faton Peci ka shpenzuar vetëm 6 për qind të buxhetit për investime kapitale. Edhe më pak buxhet për investime kapitale se Ministria e Pecit ka shpenzuar Ministria e Drejtësisë, e cila përgjatë kësaj periudhe është udhëhequr nga Albulena Haxhiu, përkatësisht 5%.

Ministria e Tregtisë që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari ka shpenzuar 9 për qind të buxhetit të planifikuar për investime kapitale përgjatë periudhës nëntë mujore të këtij viti, përderisa Ministria e Shëndetësisë që udhëhiqet nga Arben Vitia ka shpenzuar 14% të buxhetit për investime kapitale.

Ndaj performancës së Qeverisë Kurti në fushën e investimeve kapitale është deklaruar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala.

Shala thotë se mjetet e buxhetit po mbesin të pashfrytëzuara ndër vite, pa projekte konkrete në terren.

“Kjo mos kulturë e Qeverisë Kurti në shpenzimin e investimeve kapitale është pasqyra më reale e një keqqeverisje dhe keqmenaxhimit të skajshëm të buxhetit, kjo praktikë e mos realizimit të projekteve dhe të bartjeve të këtyre shumave tash e 5 viteve nga buxheti në buxhet është shumë shqetësuese”, ka thënë Shala.

Ai u shpreh se bartja e shumave nga një vit buxhetor në tjetrin tash e pesë vite ka paralizuar zhvillimin ekonomik.

Qeveria e Albin Kurtit është karakterizuar me afera korruptive, thotë deputeti Shala.

“Nuk kemi zhvillim, ekonomi, infrastrukturë dhe nuk kemi realizim të projekteve. Nuk kemi asnjë projekt të inauguruar, kjo nënkupton paaftësinë dhe politikat e gabuara të Qeverisë. Kjo qeveri është karakterizuar me nepotizëm e afera korruptive të cilat e kanë dëmtuar rëndë imazhin e shtetit”, ka thënë Shala.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka kritikuar Qeverinë Kurti për mosshpenzimin e buxhetit të paraparë për investime kapitale.

Ai ka thënë se kjo është një vazhdimësi e mos punës dhe mungesës së rezultateve gjatë katër viteve të fundit.

Sipas tij, 800 milionë euro po qëndrojnë në thesarin e Bankës Qendrore, jo në ekonomi.

“Vazhdim i mospunës i kësaj qeverie kjo nuk dallon shumë prej viteve të tjera. Në katër vitet e fundit nuk ka arritur as minimalisht me i përmbush zotimet, diku rreth 800 milionë euro të buxhetit vazhdojnë me qëndruar në thesar të bankës qendrore dhe të mos hyjnë në ekonomi. Qeveria me performancën më të dobët ndonjëherë që e ka pasur vendi”, ka deklaruara Rukiqi/Front Online

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci