Sulmuesi i Chelseat, Romelu Lukaku do të mbetet jashtë fushave dy deri në tre javë.
Kështu kanë bërë të ditur stafi mjekësor i klubit londinez.
Lukaku u lëndua në kyçin e këmbës së majtë në ndeshjen e fundit në Champions Leagues ndaj Malmos, të cilën Chelsea e fitoi 4:0.
Lukaku nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet ndaj Norwichit, Suthamptonit, Newcastlet, Malmos dhe Burnleyt.
