Të fundit

Kajtazi: Mënyra se si Kurti e përdorë buxhetin është kriminale

Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar ekzekutimin e ndarjes së shtesave prej 100 eurove për studentë, nga qeveria në detyrë.

Në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, Kajtazi e quajti kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, si Robin Hood, megjithëse shtoi se ky i fundit nuk ishte hajdut, transmeton Klankosova.tv.

Mes tjerash, Kajtazi shton se mënyra se si Kurti po përdor buxhetin e Kosovës, sipas tij, është kriminale.

“Mënyra se si ky Robin Hoodi [Albin Kurti], që i pëlqen me e quajt veten një far Robin Hoodi, por Robin Hoodi nuk ka qenë hajn, se demek ua merr të pasurve me ua shpërnda të varfërve. Mënyra se si e përdor ky buxhetin e Republikës së Kosovës, është kriminale”.

“Është kriminale në shumë aspekte. Në radhë të parë është deputet, edhe Gjykata Supreme ka konstatuar se ky dhe kolegët e tij deputetë, mund t’i menaxhojnë punët dhe projektet që janë në vazhdim, por jo të marrin vendime të reja, dhe vetëm të buxhetuara”, tha ai.

E nëse ekziston mundësia që këto shtesa shndërrohen në votë për VV-në në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, Kajtazi thotë se kjo shpërfaq mjerinë shoqërore në vend.

“Por ky e ka hap thesin me paratë e taksapaguesve, dhe mendon që studentët, mbase e hanë edhe këtë fore, që nuk do të duhej, pasi studentët janë njohur për ndryshime. Dhe studentët sot marrin 100 euro prej këtij deputeti dhe kaq. Tani a i kthehet kjo në votë, unë nuk e di. Nëse i kthehet në votë, kjo flet për mjerimin tonë shoqërorë”, tha tutje ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci