Të fundit

Gashi: Peja është dashuria e madhe e Gazit, nesër votojmë për punë dhe për vlera

Nënkryetari i Pejës, Shkumbin Gashi me një mesazh të veçantë ka thënë se nesër Peja vendos për të ardhmen që do. E kjo e ardhme, sipas tij, është vetëm me Gazmed Muhaxherin si kryetar i qytetit.

Ai ka thënë se Peja për Gazin është dashuria e tij e madhe. Sipas tij, ata që politikën e shohin si vend për inate e bartës qante në të kaluarën, nesër do të kuptojnë se Peja nuk i pranon ata që nuk punojnë.

Postimi i tij i plotë:

Nesër në Pejë vendosim për të ardhmen që duam; vendosim për punën, zhvillimin dhe qytetarinë që e ka ndërtuar me përkushtim gjithë këto vite Gazmend Muhaxheri.

Duke qenë pranë tij, e kam parë nga afër përkushtimin e jashtëzakonshëm, profesionalizmin dhe dashurinë e madhe që Gazi ka për qytetin dhe njerëzit e Pejës. Gazi e njeh çdo rrugë e çdo lagje, sepse Peja është dashuria e tij më e madhe.

Ndërsa disa që e shohin politikën si vend për inate e bartës qante në të kaluarën, nesër do ta kuptojnë se Peja nuk i pranon ata që s’punojnë e s’duan qytetin.

Peja voton për punë, për vlera, për njerëz që e duan qytetin e vet, jo për ata që kujtojnë se mund ta blejnë dashurinë e saj.

Nesër, flet Peja!

Nesër, le të bëhemi të gjithë bashkë për Gazin! Për LDK-në, për qytetin tonë, për fëmijët dhe familjet tona.

Për Pejën që punon, që beson, që fiton!

 

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci