Të fundit

Fisnik Ismaili: VV ka ndryshuar

Ish-deputeti Fisnik Ismaili deklaroi se Lëvizjes Vetëvendosja nuk është më e njëjta si në kohën kur ai ishte pjesë e saj.

Tha se shumë gjëra kanë ndryshuar, duke përmendur premtimet për arrestime dhe “xhipat” dhe se e kishte kuptuar se as ata nuk e kishin seriozisht.

“Këqyri deklaratat e Lëvizjes Vetëvendosje në 2018-tën dhe këqyri sot dhe tregom a kam ndryshuar unë, a kanë ndryshuar ata”, deklaroi Ismaili në Klan Kosova.

“Prej bashkimin kombëtar, krejt çështjet tjera, a hyni ndonjë hajn në burg, a jemi thirrë që kemi me i shti krejt hajnat në burg, që gjashtë vjet a hyni ndonjë hajn në burg, a gjujshim xhipa me vezë se s’mund t’i shihnim me sy, a po i shihni këta në trotineta apo u trefishua numri i xhipave”, shtoi ai.

“Asgjë prej atëherë sa kam qenë unë aty, nuk është më e njëjtë sot, unë kam mbetur i njëjti, le të më shajnë sa të duan, por edhe aty e kam kuptuar unë që nuk e kanë as këta përnime”, u shpreh ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci